Časoris
Emoji - teorija zarote. Vir: Adobe Stock
Pri teoriji zarote gre za prepričanje, da vplivne sile v zakulisju na skrivaj s slabimi nameni manipulirajo z nekaterimi dogodki ali razmerami. Vir: Adobe Stock

Udhëzimet e UNESCO-s: Si të identifikohen teoritë e konspiracionit

A mund të dalloni një teori konspirative?

Çfarë mendoni, për shembull, për teorinë që alienët drejtojnë politikanët? … apo që Elvis Presley është ende gjallë? … apo se vijat e bardha në qiellin e kaltër janë helmuese?

Teoritë e konspiracionit, sikurse edhe dezinformimi, përçajnë shoqërinë dhe ngjallin mosbesim.

UNESCO, organizata udhëheqëse e Kombeve të Bashkuara që promovon edukimin medial, ka hartuar udhëzime se si të njohim teoritë e konspiracionit dhe të bisedojmë me ata që besojnë në to, thotë Barbara Urbanija nga zyra sllovene e UNESCO-s. Ajo i përktheu udhëzimet në sllovenisht së bashku me organizatën sllovene, MOST.

Barbara Urbanija. Source: personal archive
Barbara Urbanija. Source: personal archive



Pse vendosët të përktheni udhëzimet?

 

Dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit janë një kërcënim i madh për demokracinë dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha për njerëzit.

Shumë njerëz besojnë në teoritë e konspiracionit. Rreth 60 për qind e amerikanëve besojnë në të paktën një teori konspirative; sondazhet e opinionit publik në Slloveni gjithashtu tregojnë rezultate të ngjashme.

Megjithatë, ata që janë mësuar se çfarë janë teoritë e konspiracionit dhe si t’i njohin ato, janë shumë më pak të ndjeshëm ndaj tyre.

Prandaj, UNESCO dhe Komisioni Evropian në bashkëpunim me disa ekspertë kanë përgatitur postera edukativ.


Si ndërlidhen teoritë e konspiracionit me edukimin
medial?

Sa më shumë njerëz të aftësuar mbi media që e kuptojnë se si funksionon mekanika e teorive të konspiracionit, aq më rrallë do të bien në grackën e tyre.

Të rinjtë interesohen për teoritë e konspiracionit rreth moshës 14-vjeçare, ndaj atyre u duhet mësuar, në ose para kësaj kohe, se si t’u përgjigjen atyre.

Si i drejtoheni dikujt që beson në një nga teoritë
e konspiracionit?

Two Erasmus+ logos and disclaimer

Mbi të gjitha, ne duhet të jemi empatikë në bisedë dhe kurrë të mos gjykojmë.

Një person që beson në një teori konspirative shpesh është shumë i frikësuar; bindja për të kundërtën ndoshta nuk do të ketë efekt.

Por ne mund të dëgjojmë dhe të bëjmë pyetje të hollësishme për ta bindur personin që të mendojë vetë – nëse argumentet e tyre kanë vërtet kuptim apo jo.

Çështje për t’u konsideruar

  1. A njihni dikë që beson në teoritë e konspiracionit?
  2. A mund të flisni me ta për këtë?
  3. Çfarë bëni kur doni të identifikoni një teori konspirative?

***

Versioni origjinal i këtij artikulli u publikua më 1 korrik.

Podprite Časoris ozka pasica Časko

Sonja

Merljak Zdovc je urednica Časorisa. Je zelo radovedna in rada spoznava ljudi in njihove zgodbe. Veliko piše in včasih posname tudi kakšen video. Vesela bo, če ji pišeš.

Rebecca

Svetina is an English translator, EFL educator, and graphic designer. She is an American who has lived in Slovenia since 2008. She loves hiking and traveling with her family.

Vprašanje tedna

Podprite Časoris

Pomagajte nam ohraniti Časoris.
Brez vas ni nas.

SMS

Pošljite sms Casoris5 na 1919 in darujte 5 evrov.

ali

SMS

Pomagate nam lahko tudi na druge načine: z rednim mesečnim nakazilom, z bančno kartico ali prek PayPala.